U aksidentua për vdekje në afërsi të Maminasit, identifikohet viktima

241

Hasan Xhafa është personi që u përplas për vdekje sot në një aksident në afërsi të Maminasit, në Durrës.

I ndieri ishte duke ecur me motoçikletë teksa u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet R. D.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Benz” me iniciale R.D, që shkaktoi aksidentin.

Njoftimi paraprak i policisë Durrës:

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.