Ballina Aktualitet Tutori i prostitutave kapet në Tiranë, ekstradohet drejt Italisë

Tutori i prostitutave kapet në Tiranë, ekstradohet drejt Italisë

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mentor Koltraka, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”.