Tutore e prostitutave në jug, arrestohet 43 vjeçarja, e dënuar më parë për vjedhje e narkotikë/EMRI

95

Policia e Delvinës ka arrestuar një 43-vjeçare, të shpallur në kërkim nga policia për shfrytëzimit të prostitucionit.

43-vjeçarja u identifikua si Ana Qëndro.

Ajo është një person me precedent të mëparshëm penal pasi ka qenë e dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Njoftimi i plotë i policisë;

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet një shtetase në kërkim kombëtar, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni. 43-vjeçarja e ndaluar, e dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasen në kërkim Ana Qendro, 43 vjeçe, banuese në Kurbin, të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro.

Shtetasja Ana Qendro ka qenë e dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.