Ballina Uncategorized Tushemishti, fshati turistik i mikpritjes dhe bukurive natyrore

Tushemishti, fshati turistik i mikpritjes dhe bukurive natyrore

Tushemishti, fshati turistik që ndodhet 5 km larg qytetit të Pogradecit, ofron një pamje mahnitëse për të gjithë vizitorët. Shumë afër liqenit, Tushemishti ofron pamje të bukur në çdo stinë dhe plazh mahnitës në stinën e verës.

Në brendësi të fshatit gjenden shtëpi të vjetra (qindravjeçare), kisha e Shën Pandelimonit, por turistët mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale dhe starkinkat, (mollët) e famshme të zonës. Një nga gjërat më “pikante” në brendësi të fshatit është shtëpia e “Teto Ollgës”, bashkë me bustin që është ndërtuar për nder të aktores Violeta Manushi.

Kjo zonë njihet gjithashtu përveç bukurive natyrore dhe për kulinarinë e shumëllojshme që ofron ku zonjat e shtëpisë përgatisin zahiret e dimrit e ku nuk mungojnë reçelët e glikot ku gjithashtu punimet artizanale janë një tjetër mrekulli nga duart e zonjave të zonës.

Turistët në këtë zonë mund të eksplorojnë nga natyra deri tek gatimet për ta shëndrruar vizitë e tyre në një eksperiencë mjaft tërheqëse në vendin e mikpritjes.Ky fshat turistik me shtëpi mikpritëse të përshtatura më së miri për turistët vendas e të huaj, ka krijuar tashmë një simpati të padiskutueshme tek pushuesit vendas e të huaj.