Ballina BOTA Turqia vijon sulmet ndaj bazave kurde

Turqia vijon sulmet ndaj bazave kurde

Sipas autoriteteve të Ankarasë në një deklaratë në Twitter, ushtria turke vijon sulmet ajrore ndaj bazave kurde në Irakun verior, teksa gjatë ditës së djeshme raportuan se vranë të paktën 19 luftëtarë, ndërsa ata po përgatiteshin për të nisur një sulm në rajonet ku janë vendosur bazat turke.

Po sipas deklaratës zyrtare të autoriteteve turke, gjatë sulmeve ajrore u shkatërruan edhe bazat e militantëve, si dhe një sërë stoqesh me municione, të cilat përdoreshin nga luftëtarët kurdë për të sulmuar bazat turke.