Ballina BOTA Turqia premton luftë kundër ISIS

Turqia premton luftë kundër ISIS

Turqia u zotua të hënën e djeshme se lufta kundër ISIS nuk do të ngadalësohet, edhe pas tërheqjes së SHBA-ve nga Siria, ku rebelët e mbështetur nga Ankaraja përforcuan pozicionet e tyre rreth qytetit të Manbij.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit Tayyip Erdogan hodhi poshtë shqetësimet se tërheqja e urdhëruar nga Presidenti i SHBA Donald Trump do të lejonte Shtetin Islamik të rifitonte territorin e humbur në Siri, gjatë këtyre viteve të betejës.

“Si pjesë e koalicionit global për të mposhtur ISIS, ne do të dëshironim të shprehim përsëri se nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë në tokën siriane, tokën e Irakut ose tokën turke”, tha Kalin në një konferencë shtypi. Ai shtoi se nuk do të ketë përçarje apo ngadalësim të luftës kundër grupit militant.