Ballina BOTA Turqia paralajmëron Francën për milicitë kurde

Turqia paralajmëron Francën për milicitë kurde

Turqia paralajmëroi sot Francën për mbështetjen që po i jep milicive kurde në Siri që janë në vijën e parë të luftës kundër xhihadistëve dhe që ajo synon ta shkatërrojë pas tërheqjes së trupave amerikane.

Kjo milici, e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), është maja e heshtës në terren në Siri e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Uashingtoni kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), por ajo konsiderohet si “terroriste” nga Ankaraja për lidhjet e saj me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që po zhvillon një luftë guerile të përgjakshme në territorin turk që prej vitit 1984.

“Nuk është aspak një sekret që Franca mbështet YPG-në. Macron takoi përfaqësuesit e tyre. Ne nuk kemi informacione mbi dërgimin e ushtarëve të rinj francezë por ata vazhdojnë të mbajnë praninë aktuale. Nëse ata qëndrojnë për të ndihmuar në të ardhmen e Sirisë, atëherë faleminderit. Por nëse qëndrojnë për të mbrojtur YPG-në, kjo nuk është në përfitim të asnjërit,” – deklaroi shefi turk i diplomacisë, Mevlut Cavusoglu.