Ballina Aktualitet Turqia, mbështetje sistemit të Drejtësisë në Shqipëri

Turqia, mbështetje sistemit të Drejtësisë në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e Drejtësisë.

Presidenti priti sot një delegacion me përfaqësues nga gjykatat turke, të kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, İsmail Rüştü Cirit.

Meta e falënderoi Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën e besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.

Turqia, tha Presidenti Meta, është një vend me rëndësi të madhe për sigurinë dhe paqen jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për Bashkimin Europian, në mënyrë të veçantë për kontributin në përballimin e krizës së jashtëzakonshme të refugjatëve.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës të Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori.