Ballina Ekonomi / Biznes Turqi, vendi ku të prodhohet modeli hibrid i Toyota Corolla

Turqi, vendi ku të prodhohet modeli hibrid i Toyota Corolla

Toyota, gjigandi japonez i automjeteve, në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimin e versionit hibird të autoveturës së modelit Corolla. “Versioni hibrid për herë të parë do të prodhohet në Turqi,” – ka deklaruar për mediat sot ministri turk për teknologji dhe industri Mustafa Varank, gjatë vizitës së tij në fabrikën e Toyota në Sakarya. Ai tha se versioni hibrid “do të shpenzojë 50 përqind më pak karburant dhe nga Turqia do të eksportohet në rreth 100 shtete të ndryshme të botës.”

Siç ka bërë të ditur edhe vetë Toyota, versioni hibrid i modelit të autoveturës Toyota Corolla do të jetë në shitje në tremujorin e parë të vitit 2019. “Toyota Corolla e prodhuar në Turqi do të jetë marka pionere në tregun automobilistik, në të cilën gara është e paskrupullt,” – ka thënë drejtori i përgjithshëm i Toyota Turqi, Ali Haydar Bozkurt.

Modei i vitit 2019 të Toyota Corolla Saloon Hybrid do të jetë brezi i dymbëdhjetë i këtij modeli, i cili për herë të parë u prodhua në vitin 1966 dhe që mbetet automjeti më i shitur në botë.