Turqi, sot zhvillohen zgjedhjet vendore, votojnë 57 milionë njerëz

55

Sot në Turqi mbahen zgjedhjet vendore për të përcaktuar drejtuesit lokalë në pesë vitet e ardhshme. Në zgjedhjet vendore votojnë rreth 57 milionë votues në 194 390 qendra të ndryshme votimi në të gjithë vendin.

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor, në votime do të marrin pjesë 12 parti politike. Procesi i votimit fillon në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 16:00 pasdite.