Ballina BOTA Turqi, shpërthen Erdogan: Kryeministri izraelit është zëri i mizorëve

Turqi, shpërthen Erdogan: Kryeministri izraelit është zëri i mizorëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i është përgjigjur kritikave të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të tij nëpërmjet Twitter-it.

Erdoğan duke folur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve në lagjen Arnavutköy të Stambollit, tha se “Netanyahu ke trokitur në derën e gabuar. Erdoğan është zëri i të shtypurve, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror”, njofton ‘AA’.

“Izraeli nuk ka të drejtë të akuzojë askënd pa dhënë llogarinë për mëkatet e veta, krimet kundër njerizimit, masakrat dhe shkatërrimet,” – shtoi më tutje presidenti turk.

Kryeministri izraelit Netanyahu, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, kishte sulmuar Presidentin turk për operacionin e Turqisë dhe rreth çështjes së Qipros.