Turqi, shembet një ndërtesë shtatë katëshe

38

Një ndërtesë  shtatë katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit.

Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.

Ndërkohë është kryer sigurimi i zonës dhe po vijojnë kërkimet në rrënoja.

Së shpejti priten më shumë informacione rreth ngjarjes.