Ballina LAJME Turqi, sekuestrohen 1,2 ton kanabis, katër shqiptarë në pranga

Turqi, sekuestrohen 1,2 ton kanabis, katër shqiptarë në pranga

Një sasi prej 1,2 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria, është sekuestruar në Stamboll në dy operacione të ndryshme, ndërsa në pranga janë vënë shtatë persona, katër prej të cilëve shqiptarë.

Autoritetet turke bëjnë të ditur se janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.

Lënda narkotike u gjet në një magazinë, e fshehur në thasë me ushqim për kafshët.

Droga e konfiskuar në të dy operacione të veçanta u raportua të jetë me vlerë 44 milionë lira turke ose 6,6 milionë euro.