Ballina BOTA Turqi, presidenti Erdogan: Kundër ndarjes së Sirisë

Turqi, presidenti Erdogan: Kundër ndarjes së Sirisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot në Stamboll se puna e Turqisë në Siri do të përfundojë kur të gjitha organizatat terroriste të braktisin këtë vend.

“Delegacioni turk i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, nesër do të qëndrojë në Moskë ku do të zhvillojë bisedime mbi Sirinë,” – theksoi Erdogani, duke përsëritur se Turqia është kundër ndarjes së Sirisë.

Ai paralajmëroi bisedime të reja për Sirinë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.