Ballina BOTA Turqi, presidenti Erdogan: Investitorët e huaj kanë çdo formë mbështetjeje

Turqi, presidenti Erdogan: Investitorët e huaj kanë çdo formë mbështetjeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se investitorëve të huaj në Turqi u ofrohet çdo lloj mbështetje, me rastin e mbylljes së Panairit Ndërkombëtarë MUSIAD EXPO.

“Parimet tona të tregtisë bazohen, jo vetëm në atë që ne fitojmë, por që të fitojmë bashkërisht, prandaj ne jemi të pranishëm gjithkund”, tha Erdogan duke shtuar se Turqia shënoi rritje vjetore mesatare prej 5,8%, pavarësisht krizës globale financiare dhe përpjekjes për grusht shteti. Investitorëve të huaj në Turqi u ofrojmë çdo formë të mbështetjes. Duam që vendi ynë në vitin 2023 të jetë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë,” – tha Erdogan.