Ballina BOTA Turqi, presidenti Erdogan fton homologun Trump për vizitë

Turqi, presidenti Erdogan fton homologun Trump për vizitë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ftoi homologun e tij amerikan, Donald Trump për vizitë në Turqi, ndërkohë që Ankaraja dhe Uashingtoni po afrojnë më shumë marrëdhëniet e tyre për të koordinuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot në mbrëmje se Erdogani kishte ftuar Trump që të vinte për vizitë në vitin 2019 në Turqi.

“Ndonëse nuk është programuar asgjë përfundimtare, presidenti është i hapur për një takim të mundshëm në të ardhmen,” – njoftoi Hogan Gidley, një zëdhënës i ekzekutivit amerikan.

“Një delegacion amerikan do të vijë në Turqi këtë javë. Ata do të bisedojnë për mënyrat e koordinimit me homologët e tyre turq,” – ka deklaruar më herët për median, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.