Ballina BOTA Turqi, presidentët Trump dhe Erdogan diskutime rreth tensioneve në Detin e Zi

Turqi, presidentët Trump dhe Erdogan diskutime rreth tensioneve në Detin e Zi

Sipas mediave turke mësohet se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump duke trajtuar veçanërisht tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.

Erdogan e ka informuar presidentin amerikan në lidhje me telefonatën që zhvilloi brenda ditës me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet Turqi-SHBA në çdo fushë dhe kanë rënë dakord të takohen kokë më kokë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, gjatë samitit të G20-ës.