Ballina Aktualitet Turqi, përplasje vdekjeprurëse e trenit të shpejtë në Ankara

Turqi, përplasje vdekjeprurëse e trenit të shpejtë në Ankara

Autoritetet turke thanë se nje tren i shpejtë u përplas me një lokomotivë të enjten në Ankara, duke lënë pas vetes 9 të vdekur dhe 47 të plagosur.

Prefekti i Ankarasë, Vasip Sahin, u tha gazetarëve se treni që udhëton nga Ankaraja për në qytetin Konya në Turqinë qendrore, u përplas me lokomotivën në stacionin e vogël Marsandiz. Prefekti Sahin, tha fillimisht se katër veta kanë humbur jetën. Zyra e tij më pas lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se 7 veta vdiqën përfshirë edhe drejtuesin e trenit dhe se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Më pas numri i të vdekurve u rrit në 9 syresh.

“Shpresojmë të mos ketë viktima të tjera”, – tha prefekti Sahin, sipas të cilit kanë filluar hetimet për shkaqet që çuan në këtë aksident.