Ballina BOTA Turqi, përplaset helikopteri ushtarak, katër ushtarë të vdekur

Turqi, përplaset helikopteri ushtarak, katër ushtarë të vdekur

Sipas mediave turke katër ushtarë raportohet se kanë vdekur pasi një helikopter ushtarak turk u përplas në një zonë të banuar në Stamboll.

Helikopteri u rrëzua midis dy blloqeve të apartamenteve në lagjen Sancaktepe rreth orës lokale 11:00 dhe u nda në dy pjesë, ndërsa një ushtar i pestë që ndodhej në bord u dërgua në spital.

Agjencia e lajmeve turke raportoi se helikopteri i cili ishte në një mision trajnimi, goditi çatinë e një ndërtese dhe më pas u rrëzua.

Raportohet se nuk ka pasur banorë të lënduar nga aksidenti dhe nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë.