Ballina BOTA Turqi, përplasen trenat, shtatë të vdekur e 46 të plagosur

Turqi, përplasen trenat, shtatë të vdekur e 46 të plagosur

Të paktën shtatë njerëz kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe 46 të tjerë u plagosën pasi një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal në kryeqytetin turk të Ankarasë.

Shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet kombëtare të shpëtimit mjekësorë janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 të mëngjesit të ditës së sotme.

Treni po udhëtonte nga ankaraja në qytetin e Konias në Turqinë Perëndimore.

Aksidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Marsandiz, rreth 8 km nga stacioni kryesor i Ankarasë.