Ballina BOTA Turqi, në pranga shoferi shqiptar, 1,5 ton drogë të bllokuara

Turqi, në pranga shoferi shqiptar, 1,5 ton drogë të bllokuara

Ministria e Tregtisë në Turqi njoftoi se në kuadër të një operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme janë kapur dhe sekuestruar 1.5 ton hashash.

Ministria theksoi se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala në krahinën verilindore Edirne, raporton Anadolu Agency.

Gjatë kërkimeve të detajuara, skuadrat zbuluan drogën të ndarë në 152 thasë, secila nga 10 kilogramë. Droga  ishte fshehur midis thasëve të mbushura me soje.

Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej. Sipas mediave turke, shoferi me origjinë shqiptare drejtonte kamionin, ndërsa ai së bashku me dy të tjerë u arrestuan nga autoritetet turke.