Ballina RAJONI Turqi, kritika Kinës për mënyrën e trajtimit të ujgurëve muslimanë

Turqi, kritika Kinës për mënyrën e trajtimit të ujgurëve muslimanë

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë ka theksuar se Kina ka arrestuar në mënyrë arbitrare më shumë se 1 miljonë ujgurë. Në deklaratë nënvizohet se popullsia muslimane në Kinë, një komunitet ky me origjinë turke, përballet me presionin dhe asimilimin sistematik shtetëror kinez.

“Nuk është më sekret se më shumë se 1 miljonë turq ujgurë, të cilët janë të ekspozuar ndaj arrestimeve arbitrare, i nënshtrohen torturës dhe pastrimit politik të trurit në qendrat e përqendrimit dhe burgje,” – tha Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turiqisë. “Ne ftojmë autoritetet kineze të respektojnë të drejtat themelore të njeriut të turqve ujgurë dhe të mbyllin kampet e përqëndrimit,” – shtoi ai.

Praktikimi i fesë islame është praktikisht i ndaluar në disa pjesë të Kinës. Muslimanët nuk guxojnë të shihen duke u lutur, agjëruar, të kenë mjekër apo shami, pasi janë të kërcënuar me arrestim.