Ballina Aktualitet Turqi, Erdogan pret në takim presidentin Meta: Rritje e bashkëpunimit ekonomik

Turqi, Erdogan pret në takim presidentin Meta: Rritje e bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, presidentët Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe,” – u shpreh presidenti Meta.

Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Pas takimit, presidenti Meta ka theksuar se ishte “kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.”

Më tej, presidenti shqiptar ka thënë se “vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.”