Ballina BOTA Turqi, dënohen me burgim të përjetshëm autorët e sulmit në aeroportin ”Ataturk”

Turqi, dënohen me burgim të përjetshëm autorët e sulmit në aeroportin ”Ataturk”

Gjykata e Stambollit dënoi gjashtë persona me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist të vitit 2016 në Aeroportin Ndërkombëtar ”Ataturk” të Stambollit, raporton Anadolu Agency.

Të dënuarit, Riza Çoşkun, Levent Uysal, Ahmet Kaplan, Eyüp Demir, Ahmet Dizlek dhe Djamel Slimani, u shpallën fajtorë për “shkelje të kushtetutës” dhe vrasje me paramendim të 45 personave nga ana e Gjykatës së XIII të Krimeve të Rënda në Stamboll.

Ndaj të dënuarve u lëshuan gjithsej 2.604 vjet burg për përpjekje për vrasjen e 142 personave dhe cënim të pronës.

Më 28 qershor 2016, terroristët e DEASH-it sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar ”Ataturk”, duke vrarë 45 persona dhe plagosur 163 të tjerë.