Ballina LAJME Turpërimi 5-1 nga Eintracht Frankfurt, Bayern shkarkon trajnerin Niko Kovac

Turpërimi 5-1 nga Eintracht Frankfurt, Bayern shkarkon trajnerin Niko Kovac

Niko Kovac nuk do të jetë më trajner i Bayern Mynih. Rezultati turpërues ndaj Eintracht Frankfurt ka qenë kulmi për Niko Kovac, dhe i ka kushtuar edhe rolin e trajnerit te bavarezët.

Ditën e djeshme, Bayern u mposht 5-1 nga ish- skuadra e Niko Kovac Eintracht Frankfurt. Në kohën që Kovac drejtonte Eintracht ishte kthyer në makth për Bayernin, por duket se kjo gjë nuk ka ndryshuar vetëm se makthin kësaj radhe e përjetoi pikërisht kroati.