Ballina Aktualitet Turizmi ndërkufitar, prezantohet projekti “Innotourclust”

Turizmi ndërkufitar, prezantohet projekti “Innotourclust”

Agjencia Kombëtare e Turizmit, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, për prezantimin e projektit “INNOTOURCLUST”- “Grumbullimi i Ndërmarrjeve Inovative të Turizmit Ndërkufitar”, financuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg IPA II, Itali – Shqipëri – Mali Zi 2014-2020″.

Takimi prezantues u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në kuadër të bashkëpunimit të partnerëve shqiptarë në këtë projekt.

Ky aktivitet kishte për qëllim prezantimin e projektit, objektivave strategjike si dhe rezultateve të pritshme të tij.

“INNOTOURCLUST” synon krijimin dhe zbatimin e një “Clusteri inovativ ndërkufitar të turizmit” i fokusuar në integrimin, trajnimin dhe përdorimin e teknologjive inovative nga operatorët ekonomikë lokalë, me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet NVM-ve vendore me industrinë e turizmit ndërkombëtar.