Ballina Teknologji ‘Tumor virtual’, mënyra më e re për të zbuluar kancerin

‘Tumor virtual’, mënyra më e re për të zbuluar kancerin

Shkencëtarët në Kembrixh kanë ndërtuar një model real virtual 3D të kancerit (VR), duke ofruar një mënyrë të re për të parë sëmundjen.

Mostra e tumorit, e marrë nga një pacient, mund të studiohet në detaje dhe nga të gjitha këndet, me çdo qelizë individuale.

Studiuesit thonë se kjo do të rrisë të kuptuarit e kancerit dhe do ndihmojë në kërkimin e trajtimeve të reja. Shkencëtarët marrin një pjesë të indit të kancerit të gjirit, që rindërtohet duke përdorur realitetin virtual.

Tumori 3D analizohet brenda një laboratori të realitetit virtual. Projekti është pjesë e një skeme kërkimore ndërkombëtare.

Sistemi VR lejon përdorues të shumtë, kudo në botë që të shqyrtojnë kancerin.

“Askush nuk e ka ekzaminuar tumori në këtë nivel më parë, është një mënyrë e re për të parë sëmundje,”-tha Greg Hannon, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Kancerin në Kembrixh.