Tubimi i 2 marsit/Ja cilat rrugë do të bllokohen sot

38

Kërkesa e presidencës për të mbajtur një manifestim nga ora 17:00 – 19:00 tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është aprovuar nga Policia e Tiranës.

Për mbarëvajtjen e protestës pritet të angazhohen rreth 1000 efektivë policie që do të qëndrojnë pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.

Do të jenë të angazhuar punonjësit e rendit, forcat shqiponja dhe FNSH. Policia kriminale nuk ka informacione për incidente. Ndërkohë uniformat blu pritet të shpërndahen njësoj si në protestat e mëparshme të mbajtura nga PD.

Policët e rendit do krijojnë një kordon përgjatë perimetrit te kryeministrisë. Ndërsa forcat Shqiponja dhe FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme. Edhe Garda e Republikës është vënë në gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë.

Për këtë tubim nuk do të mungojë gatishmëria e zjarrfikseve dhe ambulancave. Sa i përket qarkullimit rrugor, do të ketë kufizime vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët lidhëse me të.