Ballina Shëndetësi Trurin nuk e dëmton stresi, por përgjigjet emocionale

Trurin nuk e dëmton stresi, por përgjigjet emocionale

Sipas përfundimit të një studimi të Universitetit Shtetëror të Oregonit, që ka analizuar shqetësime tipike të jetës së përditshme, nuk është vetë stresi ai që dëmton shëndetin e trurit, por përgjigjet emocionale që vijnë me të.

Në studim janë analizuar shqetësime tipike të jetës së përditshme, siç është pritja e gjatë në radhë për vizitë te mjeku ose bllokimi i trafikut në autostradë dhe ata që iu përgjigjën ngjarjeve stresuese me më shumë emocione negative dhe raportuan një gjendje përgjithësisht më të keqe, treguan luhatje më të mëdha në punën e tyre, çka sugjeron një shëndet më të keq të trurit te njerëzit më negativë dhe reaktivë.