Trupi i një të riu gjendet i pajetë pranë Portit të Durrësit

33

Trupi i një djali të ri u gjet sot pasdreke i pajetë në Portin e Durrësit dhe dyshimet kryesore janë që viktima është një emigrant sirian që është mbytur në rrethana të paqarta.

Dyshohet se djaloshi fatkeq po kalonte ilegalisht nga porti drejt Italisë.

I ndjeri u gjet në afërsi të barkave të peshkimit.

Trupi u gjet mbi ujë dhe u nxor nga peshkatarët.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, ku nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.