Trump i vendosur:”Do të ndalojmë Tik Tok-un në SHBA, është i rrezikshëm”

63

Donald Trump, presidenti i SHBA ka paralajmëruar se do të ndalojë aplikacionin “Tik Tok” në vend, pasi dyshohet se mund të përdoret nga shërbime sekrete të Pekinit.

Ky aplikacion njihet pasi përdoret gjërësisht nga të rinjtë të cilët kërcejnë apo performojnë nën ritmin e muzikës.

Gjithashtu disa nga ta realizojnë video qesharake.

“Sa i takon Tik Tok, do e ndalojmë në SHBA, përbën rrezik për sigurinë kombëtare”, iu tha Trump gazetarëve, në bordin e avionit presidencial Air Force One.

Tik Tok është në pronësi të grupit ByteDance, një grup kinez.

Nën hetim nga Cfius, agjencia amerikane  për të garantuar që investimet e jashtme të mos përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare Tik Tok do t’i ketë ditët e numëruara në SHBA.

Ekspertët amerikanë kanë shprehur shqetësim se platforma mund të përdoret për të dëmtuar vendin.

Nga 30 qershori Tik Tok është ndaluar edhe në Indi. Gjithashtu Pakistani, një vend mysliman konservator bëri paralajmërimin e fundit për mbyllje duke e cilësuar platformën si imorale, të turpshme dhe vulgare.