Ballina BOTA Trump ankohet për “maniakët” që ndaluan vrullin e republikanëve para zgjedhjeve të...

Trump ankohet për “maniakët” që ndaluan vrullin e republikanëve para zgjedhjeve të ndërmjetme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një mitingu të enjten e djeshme në Missouri, është ankuar dhe ka folur me keqardhje për dy incidentet terroriste të javës së kaluar, që ndaluan momentin republikan përpara zgjedhjeve të ndërmjetme. Sipas Trump bombardimet e dërguara ndaj politikanëve të shquar Demokratë dhe zyrës qendrore të CNN, si edhe të shtënat në një sinagogë të Pittsburghut kishin tërhequr vëmendjen fushata e republikanëve.

“Ne kishim dy maniakë që ndaluan një moment që ishte i pabesueshëm, sepse për shtatë ditë askush nuk fliste për zgjedhjet,” – tha ai gjatë fjalimit të tij të mbylljes.

Presidenti i SHBA pranoi gjithashtu edhe koston njerëzore të pakove të bombave dhe të shtënave.

“Më e rëndësishmja, ne duhet të kujdesemi për popullin tonë dhe ne nuk na intereson momentin kur bëhet fjalë për një turp si ai që ndodhi së fundmi në vendin tonë, është le të themi si të shkojmë në gjumë, apo jo?”- shtoi më tej Trump duke theksuar në fund gjithashtu edhe faktin se pjesëmarrja e këtij viti është duke thyer çdo rekord të vetëm, e kjo është një gjë vërtet e bukur dhe pozitive.