Tropojë, babai dhe dy fëmijët arrestohen për sulm të dhunshëm ndaj një burri

28

Një burrë në Tropojë dhe dy djemtë e tij janë arrestuar nga policia lokale pasi shihen si autorë të një akti dhune në korrik të këtij viti kundrejt një personi vendas dhe pronës së tij.

Të arrestuarit janë Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë.

Kapja e atë e bij u bë gjatë një operacioni policor të koduar “Raja”, pasi që të tre rezultonin në kërkim.

Babai dhe dy djemtë ishin në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 30 korrik 2021, në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, familja Markaj, babai dhe dy djemtë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë.

Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.

Që nga ajo ditë dhe për afro një muaj e gjysmë jetonin të fshehur, por orët e fundit u gjetën dhe iu dorëzuan prangave policore pa rezistencë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.