Tronditet sërish nga krismat e armëve Shkodra.
Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç.
Burime bëjnë me dije se I.M. 24 vjeç ka mbërritur në spital i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe grupi hetimor.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.