Dy shtetas i kanë dhënë fund jetës sot në Sarandë.
Pas 24-vjeçarit, që u gjet i varur në një stan, një 52 vjeçar ka mbërritur në spital, ku ka ndërruar jetë pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë.
Policia e qytetit në një informacion paraprak bën me dije se rreth orës 12:55, “në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. B., 52 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fostoksinë”.
Po sot gjatë ditës, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupet hetimore po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.