Tronditëse në Bulqizë/Familjarët gjejnë varrin e 36 vjeçarit të varur të hapur për të tretën herë

85

Gjen për herë të tretë varrin e djalit të hapur/ Nëna: Ai nuk është aty, i  kanë marrë sendet personaleNjë familje nga fshati Valikardh i Bulqizës ka përjetuar një episod rrëqethës, teksa për të tretën herë ka gjetur varrin e familjarit të hapur.

Bëhet fjalë për varrin e Edmond Zogut, djalit të familjes i cili u gjet i varur më datë 20 gusht.

Dy episodet e para të gjetjes së varrit të hapur u regjistruan në gusht, teksa episodi i fundit u regjistrua ditën e djeshme.

Sheqere Zogu, nëna e viktimës ka deklaruar se herët e para është menduar se varri mund të jetë hapur nga ndonjë kafshë, por këtë herë ajo ka dyshime të forta që të ketë ndodhur kështu.

Zonja Sheqere ka bërë një denoncim në polici, pasi tanimë i druhet faktit që trupi i të ndjerit 36 vjeçar nuk ndodhet në varr.

Hetimet vijojnë.