Tronditëse! I riu gjendet i varur në litar nga prindërit e tij. Policia jep detaje

32

Tronditëse! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:35, ndërsa kanë familjarët e të riut me inicialet F.T., ata që e kanë dërguar me urgjencë në spital djalin, por ky i fundit nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.