Tritan Kalo e thotë qartë, ja sa pritet të zgjasë pandemia, priten rritje të rasteve në janar

209

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka deklaruar se pandemia mund të zgjasë deri në 2 vjet.

Sipas tij, gjatë eksperiencës si mjek prej 40 vitesh ai ka parë shumë epidemi, por asnjë të kësaj shkalle dhe për të këputur zinxhirin e infektimit të COVID-19, do të duhet 18-24 muaj.

Gjithashtu ai thotë se në fillim të janarit pritet të ketë raste të shtuara të COVID-19, pasi shqiptarët janë takuar me njëri-tjetrin gjatë festave.

Sa i takon studimit të Akademisë së Shkencave, se 50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covidin, Kalo tha se të arrish në përfundime të sakta, duhet të ketë një kampion më të madh studimi.

“Është një studim që hap rrugën për studime të tjera, duhej që në popullsinë që kishte Tirana, të kishte një kampion prej 5 mijë qytetarësh të shtrirë në të gjithë vendin”, shtoi Kalo.