Tri shenjat më grindavece të zodiakut! Nuk “ngurrojnë” as t’ju bëjnë keq!

176

1.Peshqit: Kujt mund t’ia merrte mendja që listën e ‘’të këqijve” të zodiakut, ta udhëhiqnin Peshqit? Të njohur për anën e tyre romantike dhe të ndjeshme, Peshqit nuk janë gjë tjetër veçse thëngjill i mbuluar. Nëse gjërat nuk ju shkojnë ashtu siç dua, janë të gatshëm t’i vënë flakën gjithçkaje dhe t’i bëjnë keq kujtdo që u del përpara.

2.Akrepi: Natyra e tij elegante është thjesht një fasadë për të fshehur anën e tij më të errët. Është tmerrësisht xheloz dhe dashakeq, sidomos kur dikujt i shkon më mirë ne jetë se tij. Në pamje të parë shfaqet miqësor dhe i dashur, por është krejt e kundërta. Akrepi është tinëzar i lindur, fut shkopinjtë nën rrota kujtdo dhe nuk e ka aspak problem t’ju bëjë keq.

3.Gaforrja: Mbretëresha e dramave njihet gjithashtu edhe si një shenjë negative, e me qëllime për t’u pasur gjithmonë kujdes. Të lindurit në këtë shenjë shndërrohen plotësisht sa herë që gjërat u dalin nga kontrolli, e jo vetëm. Edhe kur gjërat në jetën e tyre shkojnë vaj, Gaforret kanë gjithmonë diçka për t’u ankuar dhe sulmuar të tjerët. Nuk e kanë aspak problem të shpifin pas krahëve tuaj dhe t’ju ulin reputacionin para të tjerëve.