Ballina Stil / Modë Trendi i metalizatos që do të dominojë festat

Trendi i metalizatos që do të dominojë festat

Këtë vit pasarelat e modës i kanë kthyer sytë drejt metalizatos. Ky do të jetë trendi i fundit për tu dukur sa më festive dhe e hijshme në çdo festë.

Nga markat e njohura si “Balmain”, “Tom Ford”, “Givenchy” apo “Roberto Cavalli”, te stili i rrugës, ka pafund mënyra si ta sillni këtë trend pa ngjarë të ekzagjeruara.

Mund ta zgjidhni metalizaton te aksesorët apo te veshjet, kështu ekspertët e modës garantojnë që kjo ngjyrë do të përmirësojë 100 përqind pamjen tuaj.

Duke u nisur që nga zgjedhja e një çante, bluzeje apo fustani festiv, fundi të gjatë me temina e duke përfunduar deri tek këpucët, do të dukeni trendi, joshëse dhe dhe elegante në shije.