Ballina Stil / Modë Trendi i viteve ’90, rikthehen kordelet e kokës

Trendi i viteve ’90, rikthehen kordelet e kokës

Kordelet e kokës kanë qenë gjithnjë një zgjedhje e preferuar për femrat, veçanërisht gjatë viteve ’90.

Por ikonat e modës e kanë rikthyer këtë trend sërish, shoqëruar me mënyra të ndryshme për ta vendosur.

Mund ta vendosni si një kordele të madhe, të rrotulluar rreth kokës, si një shall mëndafshi, me flokë të kapura bisht apo dhe të lëshuara, të kombinuar me veshjen ose një nuancë thyesë për pamjen tuaj, e një sërë mënyrash të tjera kreative të cilat do ju bëjnë të jeni më në trend dhe të ngjani bukur.