Ballina Stil / Modë Trendi i ri i modës, rikthimi i kadifesë

Trendi i ri i modës, rikthimi i kadifesë

Me afrimin e shpejtë të sezonit të dimrit, është rikthyer edhe moda e kadifesë. Këtë rikthim ne duhet t’ja atribuojmë asaj shprehjes së vjetër: “Që të dukesh e zgjuar është gjithmonë seksi”.

Rikthimi i kësaj mode është një alternativë mjaft e këndshme ndaj xhinseve, duke e bërë esenciale në gardërobën tuaj të fundjavës. Por, mos e hiqni si alternativë edhe për ndonjë mbrëmje të këndshme, thjesht ndryshoni këpucët, me taka të larta, çantën tuaj të përditshme, me diçka më ekstravagante dhe shtoni disa vathë argjendi që të shkëlqeni në këtë veshje.