Ballina Stil / Modë Trendi i pantallonave të gjëra

Trendi i pantallonave të gjëra

Një pamje glamour dhe një shije e viteve ‘60 përmes pantallonave të gjëra të cilat janë një model pa kohë, mjaft komode dhe tejet elegante.

I shkojnë të gjitha femrave, janë shume komode dhe shumë shik, janë veshja që duhet të keni këtë sezon. Me bel të lartë, oversize dhe në stil mannish.

Në të vërtet është e pamundur të mos i preferoni duke qenë se janë një veshje që mund ti mbani kudo. Pantallonat e gjëra mund ti kombinoni me këmisha dhe një pale këpucë me taka por edhe me një pulovër maxi dhe një pale atlete. Me pak fjalë më shumë se një trend, pantallonat e gjëra janë një investim mjaft i mirë.