Ballina Stil / Modë Trendi i 2019, rikthehen fundet e lëkurës

Trendi i 2019, rikthehen fundet e lëkurës

Këtë dimër 2019 rikthehen në modë fundet e famshme të lëkurës duke filluar nga modelet e ngushta deri tek ato me pala, nga fundet e lëkurës me bel të lartë dhe glamour deri tek ato me ngjyra.

Është një ndër tendencat më të preferuara për vjeshtë/dimër 2018-2019, fundet e lëkurës janë menduar në forma dhe variante për të gjitha shijet. Koleksionet e reja dimërore, propozojnë modele të shumta në gjendje për t’iu dhënë një pamje të bukur dhe me karakter çdo look-u.

Të dini si të kombinoni fundet e lëkurës është e rëndësishme për këtë stinë. Ato që kanë dominuar koleksionet e këtij sezoni janë padyshim fundet e lëkurës të zeza dhe të ngushta për një pamje sa më joshëse, si dhe një sërë modelesh të tjera të përshtatshme për çdo stil.