Ballina Stil / Modë Trendet që do të kryesojnë këtë vjeshtë dimër 2018/2019

Trendet që do të kryesojnë këtë vjeshtë dimër 2018/2019

Trendet e vjeshtës 18/19

Pas një vere të nxehtë me trende pafundësisht në dukje ,mbërriti dhe sezoni i ri i modës. Sapo kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe le të hedhim një sy në listën e veshjeve që do të jenë më “In” ,për sa i përket modës këtë sezon .Vjeshta 2018 solli me vete një seri idesh të freskëta,duke nisur që nga porteti i veshjes së trashëgimisë Britanike e deri tek rikthimi i viteve ’80.

Printet e kafshëve.

Rregulli i parë që do të na shoqërojë këtë vjeshtë-dimër është moda vërtet e egër me printin e lëkurës së kafshëve.Duke u nisur nga leopardi tek zebra,tigri ,e duke mbërritur deri tek vijat e egra,arrijmë në përfundimin që ky është sezoni i guximit, nga koka tek këmbët.

 

 

 

Veshjet e lëkurës

Mëndafshi dhe kadifeja janë një zgjedhje e mirë por çfarë duhet të veshim kur nënkuptojmë biznes ? Definitivisht këtë here përgjigja nga pasarelat është veshja e lëkurës.E shkurtër dhe e këndshme nga Miu Miu ,me gjatësi deri në kycin e këmbëve ,e papërmbajtshmë në Loeëe,këmishë në Hermès, Tod’s, dhe Givenchy, lëkura ishte kudo, dhe me shumicë dërrmuese.

 

 

Pelerinat

Me një fokus tek gratë në politikë e filma ,moda vjen me një “dashuri” të re për pelerinat . Duke u nisur që nga pelerinat stil superhero e deri tek ato me kapuçina murgjish ,shtëpitë e modës Loeëe ,Saint Laurent, Isabel Marant dhe Missoni , ju frymëzojnë të zgjidhni një të mprehtë e të strukturuar mirë.

 

 

Veshjet e argjendta

Koleksionet e pasarelave këshillojnë që të investojmë sa më shumë tek veshjet në ngjyrë argjendi .

 

 

 

 

Stofat e leshta me cirka

Kjo vjeshtë-dimër godit duke rikthyer dhe veshjet prej stofi të leshtë e me cirka.Nuk mund të mos përmendim faktin ,se për këtë trend stilistët janë frymëzuar nga mbretëresha dhe vitet ’80. Të fryra,të ekzagjeruara, apo fine dhe elegante,janë një “must have” këtë sezon.

 

 

 

“Palat e korendit”

Fustan ,fund apo pantallona mos harroni që duhet të jenë me “pala korendi”  dhe të kombinuara me një xhaketë gëzof ,apo me një varëse tip zinxhir biçikletash ,por mos i mbani ato me një bluzë delikate !

 

 

 

Logot

Në kraharor ,bel apo këmbë ,nuk ka rëndësi . Deklaroni besnikërinë ndaj markave duke u veshur me logot e tyre të dukshme .

 

 

 

Le të themi që tashmë jemi gati për këtë vjeshtë – dimër 18/19.