Ballina Stil / Modë Trendet e modës që rikthehen në 2019

Trendet e modës që rikthehen në 2019

Viti 2019 pritet të jetë shumë interesant, pasi trendet më popullore të modës do të rikthehen sërish!

Dhe e kemi fjalën për pantallonat e shkurtra, në ngjyrë neoni, kombinimi i të kuqes me rozën, si dhe veshjet e lara në bojë.

Pantallonat e shkurtra

Fiksimi i Kim Kardashian! Pantallonat e shkurtra i shohim kudo në “Instagram”, duke filluar nga familja Kardashian deri tek modelet në pasarelë. Ndaj bëni mirë të mësoheni, sepse duhet veshur patjetër.

“Të lara në bojë”

Nëse i keni ruajtur veshjet e lara në bojë nga gjimnazi, është momenti t’i nxirrni nga dollapi. Kaia Gerber e bëri të qartë në pasarelë se do të fiksohemi me këtë trend gjatë 2019-ës!

Palltot e tejdukshme plastike

Ky trend flet qartë: “Mos lejo që asnjë ditë me shi, të heqë madhështinë e veshje”. Ndaj kjo foto e përshkruan më së miri!

Ngjyra e kuqe

Ngjyra e kuqe do të na torturojë gjatë 2019-ës, pasi do e shohim kudo! Ashley Graham e nisi lojën me këtë imazh gjatë pasarelës së “Prabal Gurung”.

Ngjyrat e neonit 

Bëhuni gati të ndriçoni sepse nuk do të jeni më të padukshëm! Gjatë 2019-ës, nuk do të shpëtojmë dot prej neonit.

Kombinimi i së kuqes me ngjyrën rozë

Askush nuk heq dot dorë nga ky kombinim! Do të na zbukurojë ditët me diell dhe ndriçojë ditët me shi!

Kombinimi i së bardhës me të zezën

Tanimë, fushën e shahut do e kemi të preferuar gjatë 2019-ës sepse do e mbajmë veshur! Kombinimi i kuadrateve të bardhë dhe ato të zinj, duken ideale!

Printet e leopardit

Jo, nuk do të shpëtojmë kurrë nga ky trend! Madje do të vishen të gjithë nga koka deri tek këmbët me printin e leopardit.

Printet e zebrës

Kur të gjithë të lodhemi nga printi i leopardit, do të përqafojmë trendin më të ri, atë të zebrës!

Kostumet

Kostumet janë rikthyer fuqishëm përgjatë dy viteve të fundit, por gjatë 2019-ës do të shfaqen krejtësisht ndryshe! Ngjyra, printe dhe modele krejtësisht të reja, do të na e bëjnë të pamundur t’i rezistojmë.