Tregonin forcën me bashkëshortet, arrestohen dy burra në Durrës e një tjetër në Krujë

59

Episode të dhunës në familje janë regjistruar në Durrës e në Krujë. Policia ka marrë masa duke vënë në pranga autorët.

Konkretisht janë ndaluar A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së  tij.

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkaq në Krujë u arrestua shtetasi, K.U., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.