Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Kretën

29

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin në Kretë.

Mëngjesin e sotëm është shënuar një tërmet me magnitudë 3,5 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 40 km në veri të Heraklionit me thellësi 17.4km.

Tërmeti tjetër u regjistruar në juglindje të Zakros Lassithi me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe me thellësi 17.5 km.

Më pas është raportuar një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, 39 km në veri të Heraklionit dhe me thellësi 18.8km, shkruajnë mediat.