Tre të rinjtë rrezikuan mbytjen, roja bregdetare u shpëton jetën

54

Tre të mitur janë shpëtuar nga mbytja falë rojes bregdetare. Ngjarja u raportua nga Divjaka, ku fatmirësisht një roje bregdetare ka ndërhyrë duke shpëtuar të miturit.

Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe ambulanca.

Të miturit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Tre të miturit të oshës 12, 13 dhe 17 vjeç ishin banorë të fshatit Tërbuf.