Tre të plagosur me armë zjarri në Rrogozhinë, mes tyre një në gjendje të rëndë

78

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të hënë në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë.

Si pasojë janë plagosur tre persona.

Gjithashtu mësohet se është plagosur me një plumb në këmbë Klajdi Lluca 22 vjeç i cili është nisur drejt Tiranës,

Ndërkohë në spitalin e Durrësit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dy vëllezërit, Jurgen dhe Ervin Juba 24 dhe 28 vjeç.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Nuk ka ende asnjë autor të ndaluar për ngjarjen.